Një ditë para planifikimit të seancës për qeverinë, Vjosa Osmani mban mbledhje

01 maj 2020 | 09:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të mbajë konferencë për media. Me rastin e njoftimit për mbajtjen e kësaj konference, zyra e saj nuk ka bërë me dije edhe për temën që do të flasë. Por, kjo konferencë mbahet një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet qeveria e re e të cilën ka menduar ta mbajë Lidhja Demokratike e Kosovës, pas dhënies së mandatit Avdullah Hotit nga presidenti Hashim Thaçi për ta formuar qeverinë e re.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të jashtëligjshëm dhe antikushtetues.

Kjo parti vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja pas pandemisë, por nuk iu ka përgjigjur pesë letrave të dërguara nga presidenti i vendit, në të cilat nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohej dërgimi i emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se i ka votat për formimin e qeverisë së re dhe ajo, nëse mbahet seanca, mund të formohet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump shfaqet dyshues, madje duket se nenvlereson…