
Një ditë para se të fitojë në zgjedhje, vritet kryetari i bashkisë
Kandidati për kryetar bashkie Omar Menendez, i cili u vra vetëm disa orë para hapjes së qendrave të votimit, fitoi zgjedhjet në qytetin Puerto Lopez në Ekuador.
Mediet vendase raportojnë se Menendez, 41 vjeç, u qëllua dhe u vra nga persona të armatosur që hynë në dhomën ku ai ishte me punonjësit e fushatës. Në sulm u vra edhe një adoleshent. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Policia po heton ende për motivin e kësaj ngjarjeje.
Një anëtar i partisë së Menendez pritet të zëvendësojë politikanin e vrarë si kryetar bashkie. Asnjë arrestim nuk është bërë ende në lidhje me vrasjen e Omar Menendez. Zgjedhjet komunale u mbajtën në sfondin e një vale kriminale në rritje të lidhur me ndikimin në rritje të bandave të dhunshme të drogës në Ekuador.
Menendez nuk ishte politikani i vetëm i vrarë në prag të zgjedhjeve. Dy javë më parë, Julio César Farachio, një kandidat për kryetar bashkie të qytetit bregdetar të Salinas, ishte qëlluar gjithashtu për vdekje.