
Një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për dinarin, Vuçiqi takohet me Quint-in
31 janar 2024
| 14:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot (e mërkurë) me ambasadorët e shteteve të Quintit: ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Beograd.
Siç ka njoftuar zyra e Vuçiqit, takimi është paralajmëruar për në orën 18:00.
Takimi mbahet një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilit transaksionet e pagesave në Kosovë do të bëhen vetëm me euro dhe ndalohet që një gjë e tillë të bëhet përmes dinarit serb.