Një ditë pas Ditës së Nënës, çon dorë mbi nënën
11 maj 2020
| 10:52
Një ditë pas Ditës së Nënës, një qytetar nga Gjakova e ka rrahur nënën e vet.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në orën 20:00 në qytetin e Gjakovës është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, është arrestuar një person pasi e kishte sulmuar dhe rrahur nënën e vet.
Policia ka bërë me dije se i dyshuari, pas kontrollit nga mjeku, është rekomanduar për kontroll psikiatrike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.