Një ditë pas festës së 28 Nëntorit, ndërron jetë veterani i UÇK-së
Vetëm një ditë pas festës së lavdishme të 28 Nëntorit, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë, Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtari i çështjes kombëtare, Shukri (Hashim) Mexhuani, i lindur në Sibofc të Komunës së Kastriotit.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.
Shukri Mexhuani vinte nga një familje, e cila gjithë jetën e tyre iu përkushtuan lirisë dhe çështjes kombëtare shqiptare, madje ai disa herë është gjendur ballë për ballë me armikun në zonën operative të Shalës, Brigada 142.
Varrimi i veteranit të UÇK-së do të bëhet sot ( e enjte) në varrezat e Hashanëve në Kastriot. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës veteranit Shukri (Hashim) Mexhuanit, i cili ka lënë pas vetes vepra të përjetshme në rrugëtimin tonë drejt lirisë!