Një ditë pas kërkesës së Haradinajt, paralajmërohet krijimi i fondit për familjet e prekura nga vërshimet
11 janar 2021
| 14:53
Nisma e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për krijimin e fondit emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet, sot ka marrë epilog edhe nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili ka paralajmëruar krijimin e këtij fondi.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përshëndetur këtë vendim të kryeministrit në detyrë, duke e cilësuar si të domosdoshëm në situatën e krijuar.
AAK-ja ka inkurajuar Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës, që sa më shpejt të procedojë me vendimet zyrtare si dhe te sigurohet shpërndarja e fondeve te familjet e prekura nga përmbytjet.