Një ditë pasi e kritikoi qeverinë, Kurti e merr me vete deputetin Humolli në homazhe

18 prill 2022 | 13:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varrezat në Velani të Prishtinës, ndërsa krah tij është parë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli i cili dje e ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin dhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje se nuk po e ndalin “gjakderdhjen financiare”.

Përveç Humollit, me Kurtin ishin edhe disa deputetë të tjerë, por ajo që bie në sy është se Humolli qëndron me Kurtin vetëm një ditë pas kritikave të tij drejtuar ministrit të qeverisë së udhëhequr nga shefi i tij edhe në parti.

Ai është prej zyrtarëve që LV-së i është bashkuar së voni dhe është një prej deputetëve të ri në përbërjen e grupit parlamentar të këtij subjekti.

Një deklaratë e Humollit, i cili disa vjet ka qenë anëtar i AAK-së së Ramush Haradinajt, mori vëmendjen dje. Ai po e kritikonte Qeverinë Kurti, veçanërisht ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin. Sipas deputetit të LV-së, ky ministër “nuk merr vesh” në bujqësi.

 

Deputeti i LV-së godet haptas qeverinë: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’ka ide si me ndalë

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javësh, Gjiko po përballet me akuza të rënda…