Një ditëlindje më ndryshe e nënës së Nait Hasanit
Nëna Fahrie, sot feston ditëlindjen e saj të 81-të.
Por këtë ditëlindje ajo është duke e festuar në Spitalin e Prizrenit e jo në gjirin e saj familjar, pranë bashkëshortit Xhemajliut, djalit Naitit, vajzave e djemve, rejave dhe nipave e mbesave.
Nënë Fahria po e feston një ditëlindje më ndryshe se herave tjera. Kështu ka bërë të ditur vajza e saj Shpresa Hasani-Kryeziu.
“Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën numër shtatë është e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj barna…
Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!”, ka shkruar motra e Nait Hasanit, Shpresa në urimin e saj dedikur nënës Fahrie.
Urimi i plotë.
Nëna ime nga zemra të uroj t’mi gëzosh ? vjetë
të jesh e forte o nënë, të jesh e lumtur e ta shijon jeten e t’i mi gëzofsh edhe shumë vjetë, e qofsh nëna më e lumtur në botë!
Nje ditëlindje më ndryshe!
Më e shenjët fjala nëne, me e dashur me e ëmbel, kur renkon nga dhimbja fjala nënë të jep lehtësim të knaq shpirtin kur e përshpërit.
Nënë sot ke ditëlindjen, por po e pret më ndryshe, në spital, në dhomën shtatë je e shtrirë dhe po kërkonë shërim, me oksigjen, me lloj-lloj barna…
Bëhu e fort nëna ime thuaj lodhjës lamtumirë, kthehu tek jeta e zakonshme me këngën e birit tuaj e plotë gëzim.Shtëpinë e ke të stërmbushur me femijet niperit e mbesat ti je nëna e shtatë fëmijëve si ylberi me shtatë ngjyra, ti ke babin që kujdeset për ty, e ti për të, thuaj lodhjes lamtumirë, se Zoti është i madh e ai jetën na ka dhanë!
Zgjohu nga kllapa eja të kendojmë këngën shumë urime ditëlindje e të festojmë deri në mengjesë!
O nënë, o shpirtë veç me vetë duhet të luftosh me shqetësimin tënde, e ta kendojmë këngën e trimave të UÇK-së atdhetare nëna ime, sot i mbushe tetdhjetë e një vjetë!
GËZUAR nëna e UÇK-së !!!
GËZUAR ditëlindja e UÇK-së!!!
Me këtë datë është pagëzu ushtria…
Kemi për çka të festojmë e dashur nëna jonë FARIA!?