Një doktor nga Klina vetizolohet
26 mars 2020
| 09:59
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se një mjek është raportuar se ka punuar në klinikën e vet private ilegalisht dhe se mjeku, punëtorët dhe familjarët e tij janë futur në karantinë pasi që dyshohet se kanë pasur kontakt me të infektuar me koronavirus.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), në Rr. ‘Sadik Rama’, është hasur duke punuar në klinikën e tij private, duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetizoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klientë që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në njoftim.