Një dokument që lidhet me lirimin e Veselit shkoi para dy ditësh në Speciale, Emmerson: Të përkthehet urgjentisht

29 tetor 2021 | 18:32

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në seancën e sotme ka folur për një dokument që është jetik  për lirimin e klientit të tij nga paraburgimi.

Emmerson ka thënë se ka shqetësimin që ai dokument të përkthehet sa më shpejtë, shkruan lajmi.net.

“Për momentin jam i shqetësuar për vetëm një dokument. Dua të sigurohem që ju i nderuar gjykatës duhet ta dijnë për çka është fjala. Është një dokument që është marrë të mërkurën më 27. Kam frikë që data 10 nëntor është një periudhë shumë e gjatë. Është një dokument që lidhet me lirimin e klientit tim. Unë e kam lexuar në anglisht dhe është më urgjencë parësore”, tha ai.

Tutje, aty u fol edhe për përmbajtjen e dokumentit e cila është konfidenciale sipas avokatit.

“Është përmbajtja e dokumentit dhe kërkesës që përmban dokumenti të cilat janë konfidenciale. Por përmbajtja e përgjigjes janë konfidenciale. Nuk janë vetëm dy dokumente, ka pasur përgjigje, pastaj kërkesa dhe të njëjtat janë përkthyer. A mund të na sqaroni nëse identiteti të cilit i është dërguar kjo kërkesë është konfidencial?”, tha Emmerson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy artistët e mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun,…