Një e pesta e cigareve të konfiskuara në BE, me prejardhje nga Mali i Zi

01 shtator 2024 | 11:19

Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit Evropian, e kishin prejardhjen nga Mali i Zi, bëri të ditur Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF).

Nga 333 milionë cigaret e konfiskuara, për më shumë se 60 milionë, Mali i Zi ishte shënuar si “vend i origjinës”.

Kjo nënkupton katër herë më shumë se vitin paraprak, kur u konfiskuan 15 milionë, sipas raporteve vjetore të OLAF-it, shkruan Rel.

Po sipas OLAF-it, Mali i Zi ishte në vendin e tretë sa i përket konfiskimit të cigareve ilegale në vitin 2023 – pas Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përse Mali i Zi, i cili është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat serioz për anëtarësim në BE, nuk arrin ta parandalojë kontrabandën e cigareve?

Ines Mërdoviq, nga Aksioni për Drejtësi Sociale në këtë vend, thotë se mungon vullneti politik.

“Kam frikë se mafia e duhanit ka treguar forcë të konsiderueshme në raport me shtetin e Malit të Zi”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Kontrabanda me cigare në Mal të Zi është e pranishme për më shumë se tri dekada.

Shkrimin e plotë në linkun poshtë:

https://www.evropaelire.org/a/nje-e-pesta-e-cigareve-te-konfiskuara-ne-be-me-prejardhje-nga-mali-zi-/33099897.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 04.06.2013 në…