Një e vdekur dhe gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren, përkatësisht në fshatin Rogovë.
Rasti është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër)”, ka thënë Elezaj.
Ai tha më tej se dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.
Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.