Një e vdekur dhe një e lënduar në magjistalen Prishtinë-Ferizaj
18 korrik 2021
| 09:40
Një femër ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar pas një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së diel në magjistralen Prishtinë Ferizaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.