Një ekip i basketbollit u karantua në Qendrën e Studentëve

19 mars 2020 | 08:40

Një ekip basketbollistësh të ardhur nga Londra janë personat e parë të cilët janë izoluar në Qendrën Studentore në Prishtinë si të dyshuar për infektim me koronavirus, Covid 19.

Ata do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë me radhë.

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.

Në vendim thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.

 

Vendimi ka këto pika:

  1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë
  2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga koronavirus futen në karantinë.
  3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë pasur…