Një familje e lumtur si e Cristiano Ronaldos
19 shtator 2019
| 13:15
Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij Georgina Rodriguez tregojnë se si e kalojnë kohën e lirë në familje.
Çifti ka bërë publike në rrjetet sociale disa çaste shumë të lumtura në familjen e tyre me katër fëmijë.
Pa dyshim ajo që tërheq vëmendje është e fejuara e CR7, e cila duket e nënë mjaft e përkushtuar jo vetëm ndaj vajzës së saj, Alana Martia, por edhe ndaj tre fëmijëve të tjerë të Cristiano Ronaldos.
Modeluesja nuk ngurron të ndajë çaste me fansat nga përkujdesja e saj për katër fëmijët.