Një familje në Lipjan bëhet me trenjakë, kryetari shpërblen prindërit e tyre me 1 500 euro

19 korrik 2024 | 13:58

Një familje në Lipjan para pak ditësh ka mirëpritur trenjakë.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Lipjanit, Diamant Bytyqi, i cili ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka ndarë një subvencion prej 1 500 euro në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma.

“Sot bashkë me kryesuesin Dautin dhe drejtorin Sead e kemi takuar Fisnikun që para disa dite është bërë baba i trenjakëve. Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1 500 euro në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma.  Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjlit tuaj Najla, Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook.

May be an image of 4 people and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar formimin e Asociacionit…