Një familje skamnore bëhet me banesë të re në Skenderaj
19 maj 2019
| 17:10
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ia ka dhuruar çelësat e banesës së re familjes Bajrami, e cila deri më tani ka jetuar në kushte shumë të vështira.
Kryefamiljari Behar Bajrami është shprehur shumë i lumtur për banesën e re, për të cilën ka kontribuar Blerim Fazliu dhe shoqata “Jetimat Ballkanit” me humanistin Halil Kastrati.
Kryetari Jashari është shprehur i kënaqur që po arrihet të ndihmohen familjen në nevojë, duke theksuar se nuk ka më mirë se veprat e mira të bëhen sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Jashari ka falënderuar të gjithë njerëzit vullnetmirë të cilët po kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve.
/Epoka e re/