Një fatlum ‘Swisslos’ e bëri milioner

03 maj 2020 | 11:01

Një person në Zvicër pati shumë fat të shtunën. Ai/ajo u bë milioner/e. Siç njoftoi Swisslos dhe e transmeton “Blick”, personi në fjalë fitoi shumën prej 45 milionë frangave.

Personi të cilit nuk i është bërë publik identiteti e as gjinia, por duke thënë se ai ose ajo, ka zgjedhur saktë 7 numrat e nevojshëm për ta fituar lotarinë zvicerane.

Ai/ajo u bë milioner duke zgjedhur numrat 1, 10, 19, 27, 31 dhe 41.

Kjo edhe shënon fitoren e dytë më të madhe në Zvicër në lotari. Më e larta ishte para disa viteve kur një person fitoi 48.6 milionë franga.

Lotaria zvicerane feston këtë vit 50-vjetorin e themelimit.

Loja e parë qe zhvilluar më 10 janar 1970.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e turizmit në Mal të Zi nuk e përjashtojnë…