![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/shiriti-i-policise-e1587286112243-1.jpg)
Një femër në Gjakovë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj
05 nëntor 2023
| 10:47
Një femër në Gjakovë të shtunën është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion, me vendim të prokurorit. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”, njofton policia.