Një femër shkruan historinë në botërorin e ‘Dart’

20 dhjetor 2019 | 13:01

Britanikja Fallon Sherrock është femra e parë që arrin të fitojë një ndeshje në garat e Kampionatit Botëror të Gjuajtjes në Shenjë (Dart), ngjarje që po zhvillohet në Londër (Angli).

Në raundin e parë ajo mundi 3-2 me përmbysje britanikun Ted Evetts. Sherrock ishte në disavantazh 1-2, por arriti të rikuperojë dhe fitojë, duke avancuar në raundin e dytë. Ajo është femra e parë që arrin të fitojë në një botëror të “Dart”, duke shkruar historinë.

“Tregova se ne mund të luajmë njësoj si meshkujt dhe mund t’i mposhtim ata”, ka thënë sportistja 25-vjeçare, një nga 5 femrat pjesëmarrëse në këtë botëror të gjuajtjes në shenjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar…