Një fëmijë 2 vjeçar në Istog i infektuar me koronavirus
23 prill 2020
| 23:08
Sot janë konfirmuar edhe 39 raste të reja me Covid-19, dhe 21 të shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.
Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, bëri të ditur se rasti pozitiv në Istog është një fëmijë 2 vjeçar.
Njoftimi i plotë:
Nga 20 të testuar sot në Istog një pozitiv në COVID-19(fëmi 2 vjeç) që lutemi ta kalojë me sukses! Vazhdoni me qëndrim në shtëpi dhe respektim të masave tjera! Bashkiadalim.