Një fëmijë 3 vjeç dhe një grua 42-vjeçare vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur
Një fëmijë 3 vjeç dhe një grua 42 vjeçare kanë vdekur në një aksident në rrugën Dragash-Zhur paraditen e sotme.
Policia ka njoftuar se në aksidentin e rëndë janë përfshirë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve.
“Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”.
“Bazuar në informacionet e para në ketë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë (një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 3-vjeçar), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i Emergjencës së spitalit rajonal ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër, vdekjen e ka konstatuar Emergjenca e QKUK-së në Prishtinë, pasi personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin, policia ka njoftuar se janë duke u kryer hetime nga njësia e trafikut rajonal të Prizrenit.
“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit, trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes se ndihmës se parë ndalohet për 48 në ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, ka njoftuar policia.