Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

27 prill 2025 | 15:37

Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit nga një veturë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për TV3, duke u…