Një foshnje e posalindur diagnostikohet me koronavirusin e ri
06 shkurt 2020
| 10:18
Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me koronavirusin vetëm 30 orë pas lindjes.
Foshnja lindi më 2 shkurt në qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit.
Nëna e foshnjës ishte e infektuar përpara se të lindte.
Mbetet e paqartë nëse sëmundja u transmetua të foshnja para apo pas lindjes.
“Kjo na kujton t’i kushtojmë vëmendje transmetimit të virusit nga nëna te fëmija”, tha për Reuters, mjeku kryesor i departamentit të mjekësisë neonatale në Vuhan, Zeng Lingkong.
Deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 563 njerëz dhe janë infektuar rreth 28.000 të tjerë.