Një fotografi historike e mësimëdhënësve të shkollës më të mirë në Kosovë

17 gusht 2020 | 22:26

Ismail REXHEPI

Janë afër katër dekada, pra 40 vite që shkruam një artikull për shkollën më të mirë në vend, e që s’do mend ajo ishte shkolla fillore “Emin Duraku” në Banullë-Gllogovc të komunës së Lipjanit. Shkrimin e bëra me drejtorin e saj, Zejnullah Zejnullahu.

Ky artikull u botua në gazetën arsimore “Shkëndija”. Redaksia e saj, zgjodhi si shkrimin më të mirë dhe e botoi në ballinë të gazetës. Autor i shkrimit isha unë, Ismail Rexhepi. Shkolla në fjalë kishte ekip të mrekullueshëm të mësimdhënësve, si dhe stafin udhëheqës, duke u nisur nga drejtori, sekretari, petagogu…

Tash kjo fotografi ka mbetur historike, sepse thujase gjysma e përsonave në foto nuk janë më në mesin tonë si: drejtori dhe ish-mësuesit Zejnullah Zejnullahu, Bislim Hajrizi, Ahmet Sahiti…sekretari, Imri Selimi, e disa të tjerë.

Sot, ky tempull i dijës është shkatërruar tmerrësisht, kuptohet nga faktori njeri.

Në foto ishte ekipi i artë i kësaj shkolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo eshte lansuar projekti super gjigant i Erjon Zeqaj me…