“Një fshat, në një sallë”, Abdixhiku në Bllacë: LDK-ja e ka të qartë vizionin për zhvillimin e vendit
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim elektoral në fshatin Bllacë të Suharekës, ku u prit me një entuziazëm të madh nga banorët e zonës. Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe refuzimit të gjuhës së ndarjes, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Ai u shpreh se LDK-ja e ka të qartë vizionin për zhvillimin e vendit dhe se është koha për ndryshim. Banorët e Bllacës e mirëpritën këtë mesazh, duke treguar mbështetjen e tyre të fortë për kandidaturën e tij.
Postimi i plotë:
Takimet tona në fshatra, na janë shndërruar në tubime të mëdha. Kështu na pritën në fshatin BLLACË, të Suharekës.
Po, një fshat, në një sallë!
U fola për rikthimin e madh, i falënderova për mbështetjen që po na japin në këtë fushatë; mbi të gjitha u kërkova që ta refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes! Jemi popull i vogël për kaq shumë urrejtje, e para vetes kemi një të ardhme që na pret!
LDK e ka të qartë të ardhmen!
Unë e kam të qartë të ardhmen!
Ekipi im e ka të qartë të ardhmen!
Ju faleminderit secilit qytetar, në çdo fshat e qytet, që po bëhen vet ndryshimi!
124 është numri ynë!
Republika jonë është vetë ëndrra jonë!