Një futbollist i Gjilanit rezulton pozitiv me Covid-19
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se në testet e bëra për Covid-19 një futbollist ka rezultuar pozitiv.
Sipas njoftimit të këtij klubi, Instituti i Shëndetësisë së San Marinos ka këruar që ndeshja në mes Tre Pennes dhe Gjilanit të mos zhvillohet.
“Sport Club ‘Gjilani’ ka marrë rezultatet e testimeve të ditës së djeshme dhe rezultatet e ardhura sot, në skuadrën tonë ka rezultuar një futbollist i prekur me Covid-19. Instituti i Shëndetësisë së San Marinos, ka bërë thirrje që takimi i planifikuar sot të mos të zhvillohet, megjithëse klubi i ka marrë masat e duhura ku ka izoluar futbollistin i cili ka rezultuar pozitiv dhe gjithashtu edhe futbollistin tjetër i cili ka qëndruar me të në një dhomë. Duam të bëjmë të ditur se stafi administrativ i klubit po qëndron në kontakt të rregullt ata të UEFA-s dhe jemi në pritje të vendimit përfundimtar”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Ndeshja në mes Tre Pennes dhe Gjilanit në kuadër të rundit preleminar në Ligën e Evropës është parashikuar të zhvillohet sonte nga ora 21:00.
(Veton ZYMBERI)