
Një futbollist i Realit infektohet me Covid-19
02 nëntor 2020
| 13:10
Një lojtar nga ekipi i parë i Real Madridit ka dalë pozitiv për COVID-19 përpara ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve.
Nga testet e kryera së fundmi, rezultoi se njëri prej futbollistëve madrilenë është prekur nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e famshme spanjolle “Marca”, e cila nuk e ka zbuluar emrin e futbollistit.
Sipas rregullave nëse në testin e dytë, lojtari rezulton sërish me koronavirus, atëherë ai nuk luan në takimin ndaj Interit.
Protokolli i UEFA-s thotë se ky lojtar nuk do të jetë në gjendje të hyjë në stadium nëse nuk testohet negativisht në një provë të dytë që Madridi duhet t’i japë UEFA-s gjashtë orë para fillimit.