Një gjerdan i dhëmbëve Megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut
Anija legjendare Titanic u ka ofruar një tjetër surprizë entuziastëve.
Titaniku ishte një linjë pasagjerësh britanike që u mbyt më 15 prill të vitit 1912 në Oqeanin Atlantik pasi goditi një ajsberg në udhëtimin e parë nga Southampton në qytetin e New Yorkut. Kishte më shumë se 2200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në anije dhe gjatë përplasjes u krijua një çarje e madhe që la ujin të hyjë brenda saj. Ndërsa harku u fundos, uji hyri në ndarje dhe përfundimisht çoi në fundosjen e anijes në vetëm 2 orë e 40 minuta.
Për këtë incident janë shkruar shkrime të shumta dhe janë bërë regjistrime e filma të shumtë, ndaj duket se nuk ka asgjë për të shtuar.
Megjithatë, 111 vjet pas tragjedisë, kompania Magellan zbuloi një gjerdan me një dhëmb megalodon në rrënojat e anijes së famshme dhe publikoi pamjet. Edhe pse nuk është plotësisht e qartë se si dukeshin bizhuteritë, duket se ndoshta bëhet fjalë për një gjerdan.
Magellan kreu një skanim të ri dixhital të mbytjes së anijes më të famshme në botë dhe krijoi një hartë dixhitale të Titanikut, i cili shtrihet në një thellësi prej 3800 metrash në Atlantik.
“Kjo na jep një pamje unike 3D të të gjithë anijes, e cila duket sikur uji është kulluar. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur me anijen që u mbyt në 1912”, tha Magellan.
Nuk dihet ende kur harta dixhitale do të jetë e disponueshme për publikun dhe çfarë sekretesh do të zbulojë, po ashtu nuk dihet nëse ka qenë skanimi dixhital që i ka ndihmuar studiuesit të dallojnë gjerdanin.
Gjithsesi, është bukur të shohësh se ajo që ndodhi më shumë se një shekull më parë mund të na befasojë dhe të sjellë informacione të reja. /Telegrafi/