Një gjerman u vaksinua 90 herë kundër Covidit, i shiti certifikatat
Një gjerman u vaksinua 90 herë kundër COVID-19 në mënyrë që të mund të shiste certifikata të falsifikuara.
Certifikatat të cilat kishin numra të vërtetë të grupit të vaksinave, po u shiteshin atyre që nuk donin të vaksinoheshin vetë.
Thuhet se burri, 60 vjeç, nga qyteti i Magdeburgut, mori deri në 90 vaksina kundër COVID-19 në qendrat mjekësore. 60-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u arrestua për muaj të tërë derisa policia e kapi atë.
Ai u zbulua pasi iu nënshtrua një vaksine kundër COVID-19 dy ditë radhazi në një qendër vaksinimi në Eilenburg, Saksoni.
60-vjeçarit i janë sekuestruar nga policia disa certifikata bosh. Ai nuk u arrestua, por agjencia gjermane e lajmeve dpa raportoi se burri është nën hetim për lëshimin e kartave të vaksinimit pa autorizim dhe falsifikim dokumentesh.
Nuk dihet se çfarë ndikimi kanë pasur 90 dozat e vaksinës nga marka të ndryshme në shëndetin personal të burrit, transmeton Klankosova.tv.