Një grek djeg flamurin shqiptar në mes të Sarandës
16 qershor 2020
| 11:09
Një ngjarje e jo e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Manolis Vitos, minoritar grek nga fshati i Finiqit ka djegur flamurin shqiptar në mes të qytetit bregdetar.
Momenti i djegies së flamurit është publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale.
Kjo ka sjellë irritimin e shumë qytetarëve, të cilët kanë komentuar të revoltuar, njofton “Abc News”.
Shpesh herë në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste. Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda.