Një grua dhunohet fizikisht e psikikisht nga burri dhe vjehrri në Fushë-Kosovë

10 mars 2024 | 09:57

Një grua ka njoftuar Policinë e Kosovës se burri dhe vjehrri i saj kanë ushtuar dhunë fizike dhe psikike.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit burri i saj është dërguar në mbajtje ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë / 09.03.2024 – 21:00. Viktima femër/k ka njoftuar policinë se ndaj saj ka pasur dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj të dyshuarit m/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin bashkëshorti është dërguar në mbajtje ndërsa vjehërri është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Biden dhe zëvendëskancelari gjerman Habeck i kërkojnë Izraelit…