Një grua e vdekur dhe 7 tjerë të lënduar në një aksident në Radavc të Pejës
30 gusht 2021
| 10:18
Një grua ka vdekur dhe 7 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Radavc të Pejës.
Siç njofton policia, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës. Ndërsa i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar.
“Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.