Një grua në Klinë dyshohet se braktisi fëmijët, rasti po hetohet
04 qershor 2024
| 12:52
Një grua në Klinë ka braktisur fëmijët e saj.
Rastin në polici e ka raportuar një ankues. Ai ka njoftuar se e dyshuara është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje.
Lidhur me rastin po merret prokurori kompetent.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.