Një grua nga Gjakova ka tentuar të vrasë veten me lëndë djegëse
12 gusht 2023
| 23:15
Një grua në Gjakovë ka marr plagë nga zjarri pasi dyshohet se tentoi t`i vë vetes flaken më anë të një lënde djegëse.
Lajmin për medie është konfirmuar zëdhënesi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se gruaja është dërguar në QKUK për trajtim.
“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor”, tha Elezaj
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe në konsultim me të cilin është iniciuar “Vetëvrasje në tentativë”.