Një grua plagoset në Fushë Kosovë
06 gusht 2024
| 10:19
Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ajo tha se lidhur me rastin është arrestuar një burrë.
“Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.