Një grua raporton në polici se është dhunuar nga kolegu i punës para tetë muajsh

19 mars 2023 | 10:00

Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga kolegu i punës në gusht të vitit të kaluar.

Sipas policisë, viktima ka thënë se dyshon se u drogua e më pas u dhunua nga i dyshuari kur po kthehej në shtëpi me veturën e tij.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

Më 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotik dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agron Islami Pas restaurimit të stërzgjatur të Xhamisë së…