Një grua raporton se u dhunua në një motel në Obiliq, Policia jep detaje
24 shkurt 2024
| 09:48
Një grua nga Obiliqi ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë në një motel.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, derisa nuk ka të arrestuar për këtë rast.
“DYSHIM DHUNIMI – Obiliq 23.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në ekzaminimi mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.