
Një grua sulmon fizikisht bashkëshortin e saj në Prishtinë
14 shtator 2018
| 11:25
Të enjten pasdite në Prishtinë një grua ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Pas sulmit, viktima iu ka nënshtruar trajtimit mjekësor. Ndërsa pas marrjes në pyetje nga policia, e dyshuara është liruar me urdhër të prokurorit.