Një grua vdes si pasojë e gripit në Shqipëri
30 janar 2020
| 16:44
Shënohet rasti i parë i humbjes së jetës nga gripi në Shqipëri.
Para disa ditësh një grua e moshës 61-vjeçare e cila vuante nga sëmundjet kronike të zemrës, por që ishte prekur edhe nga virusi i gripit ka humbur jetën në Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi.
Gruaja nuk ishte vaksinuar ndaj gripit dhe ka pasur menjëherë fillim të simptomave të rënda duke kaluar në pneumoni, transmeton “Top Channel”.