Një grua vret tre persona dhe më pas veten në Meriland
Policia ka thënë se sulmuesja, 26 vjeçare, ka vdekur për shkak të plagëve të vetëshkaktuara. Motivet e sulmit ende nuk dihen.
Të shtënat masive të kryera nga gratë janë shumë të rralla, pasi më shumë se 95 për qind prej tyre në Shtetet e Bashkuara kryhen nga burrat.
Sherifi i Qarkut Hardford, ka thënë se sulmuesja ka qenë punëtore e përkohshme, e cila është raportuar të ketë punuar si zakonisht mëngjesin e së enjtes.
Policia ka thënë se ka qenë në vendin e sulmit pesë minuta pas incidentit.
Zyrtarët e kanë gjetur sulmuesen në gjendje të rëndë, derisa ajo ka vdekur si pasojë e plagëve në spital.
Identiteti i sulmueses ende nuk është bërë i ditur.
Zyra e Sherifit, u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga zona, mirëpo më vonë përmes një postimi në Twitter ka thënë se “nuk ka kërcënim tjetër për komunitetin”.