Një gruaje i grabitet çanta nën kërcënimin e armës
03 janar 2025
| 11:09
Një grua ka njoftuar në polici se një person se nën kërcënimin e armës i ka marrë çantën e krahut në të cilën kishte disa para.
Policia ka thënë se për rastin i cili ka ndodhë në Pejë kanë nisur hetimet.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.