Një gruas në Prishtinë i konfiskohet një kallashnikov me 27 fishekë
15 maj 2020
| 09:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhëresë të gjykatës ka kontrolluar shtëpinë e një gruaje në Prishtinë, në shtëpinë e së cilës ka gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. “Sipas urdhëresës së gjykatës është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarës femër kosovare, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK 47 dhe 27 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, është bërë me dije në raportin e Policisë së Kosovës.
(B. D.: ‘Epoka e re’)