Një grup i armatosur rrëmben më shumë se 200 ushtarakë dhe kap një bazë në Bolivi

03 nëntor 2024 | 09:08

Një grup i armatosur ka marrë kontrollin e një poste ushtarake në Bolivinë qendrore dhe ka mbajtur peng më shumë se 200 personel.

Ushtria boliviane tha se një “grup i armatosur i parregullt” kishte rrëmbyer personelin ushtarak dhe sekuestroi armë dhe municione nga baza e vendosur pranë qytetit qendror të Bolivisë, Cochabamba, shkruan CNN.

Ministria e Jashtme e Bolivisë njoftoi se më shumë se 200 personel ushtarak ishin marrë peng gjatë incidentit.

Sipas presidentit bolivian, Luis Arce, grupi i armatosur ishte “i lidhur” me ish-presidentin Evo Morales, por nuk ofroi prova për pretendimin.

Bëhet me dije se forcat e armatosura i kërkuan grupit të largohej nga kazermat “menjëherë dhe paqësisht”, duke theksuar se këto veprime do të konsideroheshin “tradhti ndaj vendit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar evropian për pushime,…