
Një grup i të rinjve i bashkohet PSD-së
“Sot zgjerimit të PSD-së iu bashkua edhe një grup i të rinjve”, kështu ka bërë me dije në një konferencë për medie kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Sipas tij, këta të rinj janë të pakënaque me qeverisjen aktuale.
“Të pakënaqur me qeverisjen aktuale, me opozitën parlamentare të vendit, por me shumë dëshirë për t’i dhënë fuqi një projekti politik për një shoqëri të barabartë. Si student të fushave të ndryshme, angazhimi i tyre në politikë është mundësi më shumë që PSD-ja të jetë edhe më e fortë, dhe më e suksesshme në betejën kundër këtij pushteti me tendenca autoritare”, ka theksuar Molliqaj.
Ai ka thënë se mirëpret angazhimin e tyre në PSD.
“I falënderojmë për angazhimin dhe i mirëpresim kontributet e tyre që bashkë të jemi më të fortë në ballë të betejave që na presin”, ka deklaruar Molliqaj.