“Një grusht njerëz” në sallë e zgjedhin Haxhi Avdylin kryetar të degës së listës GUXO në Prizren
29 maj 2022
| 18:39
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli është zgjedhur kryetar i degës së listës GUXO në Prizren.
Pjesë e Kuvendit të listës GUXO ishin aktivistë e delegatë të kësaj partie, ndonëse në numër të vogël e të shpërndarë në sallë për t’u dukur më shumë, shkruan lajmi.net.
Prezente ishte edhe kryetarja e partisë, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ajo para të pranishmëve lavdëroi punën e presidentes Osmani, ndërsa tha se do të vazhdojnë edhe nëpër komuna të tjera procesin zgjedhor brenda partiak.
Avdyli kishte kundërkandidat Shkumbin Hamzën i cili më pas u tërhoq nga kandidatura, ndërsa me aklamacion, delegatët zgjodhën Haxhi Avdylin kryetar të degës së partisë në Prizren.