Kryeshefi Ahmeti: Një hap i madh drejt pavarësisë menaxheriale në Trepça!
“Me krenari ju njoftojmë se nga Janari 2025, Trepça ka kaluar plotësisht në menaxhimin e pavarur të pagave, pa ndërmjetësim nga operatorë të jashtëm.
Sot, për herë të parë, është bërë shpërndarja e pagave me këtë sistem të ri!
Për herë të parë, menaxhimi i pagave kryhet 100% nga Trepça, duke përdorur një program të ri të avancuar.
Personeli është trajnuar dhe aftësuar në të gjitha njësitë biznesore për përdorimin e sistemit të ri.
Trepça tani ka pronësinë e plotë të programit, duke garantuar transparencë, efikasitet dhe kontroll të plotë mbi procesin.
Ky është një hap i rëndësishëm për modernizimin dhe forcimin e kapaciteteve tona të brendshme.
Vazhdojmë përpara me vizion dhe profesionalizëm!”, kështu thuhet në njoftimin për medie nga Kryeshefi i Trepçës, Faton Ahmeti.
#Sukses #Trepça #MenaxhimIPavarur #PagatMeSistemTeRi