Një hapësirë parkimi në Hong Kong shitet për rreth një milion dollarë
28 tetor 2019
| 11:08
Hong Kongu është një kapital global financiar. Por, gjithashtu, është një vend ku mund të jetë më e kushtueshme për të mbajtur një makinë sesa të blesh një shtëpi.
Një hapësirë parkimi prej 135 metrash katrorë është shitur nga një biznesmen për 969.000 dollarë. Hapësira e parkimit u shit më 24 tetor nga biznesmeni Johnny Cheung, ndërsa identiteti i blerësit nuk dihet ende.
Hapësira është përpara The Center, një kullë 79 katëshe në lagjen qendrore në Hong Kong.