Një herë suspendohet e më pas shkarkohet kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaqi

24 prill 2020 | 17:37

Agron Thaqi më herët ishte suspenduar ndërsa sot bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv Agron Thaqin.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në fund të shkurtit kur kishte propozuar shkarkimin e Bordit të vjetër, kishte akuzuar Thaqin për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës“.

“Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, kishte thënë Hajdari.

Me ardhjen e Bordit të përkohshëm, Thaçi ishte suspenduar, e sot kur janë shkarkuar edhe disa drejtues tjerë të ndërmarrjeve publike, në këtë listë është përfshirë edhe ai i Infrakosit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është duke përfaqësuar…