Një hotel në Prishtinë vodhi 21 050 euro rrymë, KEDS-i e zë në vepër
Gjatë këtyre ditëve, ekipet e kontrollit të KEDS-it zunë në vepër pronarin e një hoteli në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike. Ai, duke anashkaluar njehsorin elektrik, pajisjet hoteliere po i shfrytëzonte në të zezën dhe pa paguar fare për energjinë e shpenzuar.
Kur KEDS-i bëri kalkulimet, doli që ai vodhi një sasi të madhe të energjisë elektrike, që në vlera monetare arrin në 21,050.80 euro.
Ai detyrohet t’ia kthejë KEDS-it këtë shumë të parave në kuadër të Rikthimit të Humbjeve – si masë e parë ligjore ndaj tij.
“Kjo nuk mbaron me kaq! Vjedhja e energjisë elektrike është vepër penale, dhe ky konsumator do të ballafaqohet me gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës. Kodi Penal e cilëson keqpërdorimin e energjisë si vjedhje të shërbimeve, për të cilën, sipas nenit 314, dënimi mund të jetë deri në tri vjet burgim”, ka njoftuar KEDS-i.